A janë rritur të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore në 2016?

Rritja e të ardhurave vendore përmes një menaxhimi më të mirë fiskal nga konsolidimi territorial ishte një nga synimet kryesore të Reformës Administrative Territoriale (RAT) krahas përmirësimit të shërbimeve publike.

Në fund të vitit të parë të zbatimit të RAT, të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore rezultuan në 16.8 miliard lekë nga 13.1 miliardë që ishin në vitin 2015, me një rritje vjetore prej 3.7 miliard lekë ose 28.5%.

Në rritjen e të ardhurave kontribuuan kryesisht:

  • taksa mbi pasurinë e paluajtshme (+19% ose 640 milion lekë më shumë);
  • tarifat e shërbimeve të largimit të mbetjeve, ndriçimit publik dhe gjelbërimit (+58% ose 1.2 miliard lekë më shumë);
  • tarifat administrative (+27% ose 580 milion lekë më shumë); dhe
  • taksa e ndikimit në infrastrukturë (+94% ose 1.4 miliard lekë më shumë)

Në të njëjtin drejtim edhe pse në masë më të ulët kontribuuan: tarifa për zënien e hapësirës publike, taksa e tabelave, taksa e akomodimit në hotele, taksa e transferimit të pronësisë së pasurive të paluajtshme, të ardhurat nga qiraja e aseteve në pronësi të bashkive etj. Të marra së bashku këto kanë sjellë një rritje të të ardhurave të veta vendore me rreth 1.4 miliard lekë. Ndërkohë, ndryshimi i legjislacionit dhe zvogëlimi i kompetencave të bashkive mbi tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, historikisht një nga burimet kryesore të financimit për bashkitë, ka sjellë një rënie të të ardhurave me rreth 1.5 miliardë lekë, ose 70% më pak se viti i mëparshëm.

Burimi: FinancatVendore.al, llogaritjet të autorit

Ndonëse ende herët për të dalë në përfundime, vërehet një tendencë pozitive në mbledhjen e të ardhurave nga burimet e veta të financimit.

Mbi Financat Vendore

Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2021 Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

Më shumë informacion »

Publikimet më të fundit




Si të na kontaktoni

Autostrada Tiranë — Durrës, km 7
Tiranë, Shqipëri

Tel. (+355) 424 07423-4
Fax. (+355) 424 07425
Mob. (+355) 697 082668